Sarah ka diskutuar me Fifin rreth marrëdhënies së saj me Pm.

Ajo mendon që Fifi ndërhyn më shumë seç duhet në raportin e dyshes.

Fifi është shprehur se ajo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Pajtimin dhe se si shoqja e tij më e mirë ajo do të di cfarë ndodh në lidhje me të.

“Unë jam shoqja e Pajtimit që 11 vjet dhe normalisht që dua ta di çfarë bën ai.Unë nuk e kam njohur Pajtimin këtu brenda.Njësoj siç kam diskutuar unë me të në lidhje me Granitin,ashtu ka disktuar dhe ai në lidhje me ty”,-tha këngëtarja.

“E kuptoj por mua nuk më pëlqen pse ti ngulmon aq shumë për diçka ndryshe nga ajo çfarë bëra,”-tha Sarah.

Këngëtarja e revoltuar i tha asaj se ky veprim është shumë i tepruar dhe ofendues pasi ata kishin shprehur se marrëdhënia e tyre ishte vetëm shoqerore.

Top Channel