Mbi 700 kg mish dhe peshk kontrabandë në Kakavijë, arrestohet një person, procedohet një tjetër Në më shumë se 30 vite tranzicion, mjaft raporte kanë ndryshuar brenda familjeve shqiptare. Studiuesit thonë se përherë e më shumë po vihet re dominimi i figurës së nënës në marrëdhëniet me fëmijët.
Entela Binjaku: Gjatë punës sonë, ne realizojmë intervista dhe pyetësorë me studentë. Si pedagoge sociologjie prej 20 vjetësh në Fakultetin e Mjekësisë, më bën përshtypje që studentët jo vetëm e njohin autoritetin e nënë, por edhe e shfaqin pa problem atë. Pjesa më e madhe përgjigjen se u konsultova me nënën për degën e studimit, nisjen e një punë. Apo iu konfidova mamit për një marrëdhënie dashurie, apo për hapa të tjerë të rëndësishëm. Këtë e vërejmë edhe më të fortë tek lindurit pas viteve 2000.
Kjo ndodh pasi përgjatë këtyre dekadave, nëna ka qenë shumë e pranishme në jetën e fëmijëve, që nga çerdhja, kopshti, shkolla, ushqimi, veshja. Ndërsa babai është më pak i pranishëm, dhe i fokusuar më tepër te sigurimi i mirëqenies ekonomike të familjes. Nëna po ashtu ka qenë një urë e mirë lidhëse mes fëmijës dhe babait, një vlerë tjetër që po e zbut atë pamjen e familjes së dikurshme patriarkale.
Top Channel