Policia lëshon ujë me presion e gaz lotsjellës ndaj protestuesve anti-vaksina e anti-kufizime në Bruksel (video dramatike)

22/11/2021 17:02

Mes protestave të ashpra të fundjavës kundër vaksinimit dhe izolimeve të koronavirusit në kryeqytetet evropiane, pamje të rënda vinin nga Brukseli, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe pompa uji me presion ndaj protestuesve paqësorë dhe të dhunshëm të qytetit.

Belgjika është një nga disa shtete ku autoritetet kanë ashpërsuar masat arbitrare të vaksnimit dhe izolimeve të të pavaksinuarve, të cilat janë quajtur anti-kushtetuese dhe diktatoriale nga protestuesit.

Ne Bruksel ashtu si më herët në Roterdam të Holandës dhe disa qytete të tjera, pati të plagosur, dyqane dhe makina policie të djegura nga trazirat.

Te shtunen ne Roterdam te pakten dy protestues u plagosen me arme nga policia holandeze.

Ne Austri, Herbert Kickl, kreu i partisë së djathtë FPO dënoi njoftimin e qeverise per izolimin kombëtar të të pavaksinuarve, dhe kërkoi ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese, shkruan britanikja Daily Mail.

“Populli duhet të paguajë me vaksinim të detyruar pasi prej dy vitesh qeveria nuk ka arritur të mbrojë popullin e saj”.

“Në vend të shtypjes javë pas jave duke nënshtruar njerëzit e shëndetshëm në të drejtat e tyre, ata tani ushtrojë vaksinimin e detyruar që askush nuk do të kishte menduar se mund te ishte e mundur”, tha Kickl.

“Ne nuk do të tolerojmë këtë”, shtoi ai duke kërkuar ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese për vlefshmërinë e ligjit.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA