Memaliaj/ Dy të rinjtë përfshihen në konflikt me sende të forta, arrestohen nga policia. Një prej tyre s’kishte leje drejtimi

22/11/2021 09:34
Ilustruese

Dy të rinj janë përfshirë në një konflikt me sende të forta në Memaliaj, Tepelenë. Policia njofton se si rezultat janë arrestuar dy të rinjtë përkatësisht 30 dhe 22-vjeç.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasit R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, banues në fshatin Komar, Memaliaj.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj këta shtetas janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ku shtetasi R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B. Gjithashtu shtetasi M. B. u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte automjetin pa leje drejtimi”, njofton policia.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel