E rëndë në Greqi/ 8-vjeçarja bllokohet në derën e një fabrike metalike dhe ndërron jetë

22/11/2021 09:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku ka humbur jetën një vajzë 8-vjeçare pasi mbeti e bllokuar në derën metalike të një fabrike në Keratsini.

Një video-dokumentar i paraqitur në mediat greke tregon momentin kur trupi i vogëlushes ka mbetur në mes të derës.

Për familjen ka shumë pikëpyetje pasi është mister fakti se si vajza e vogël ka mbërritur në fabrikë dhe si është mbyllur dera. Për këtë ngjarje është arrestuar një person, i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Në pranga përfunduan edhe nëna me gjyshen e 8-vjeçares pasi vunë në rrezik jetën e të miturës, por më pas u lanë të lirë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur të mërkurën, kur vajza 8-vjeçare ka tentuar të hyjë në ambientet e kompanisë, që ndodhet në zone dhe për pasojë ka mbetur e bllokuar në një derë elektrike metalike dhe ka humbur jetën. Policia greke ka nisur hetimet e ngjarjes tragjike.

Top Channel