Vihen në prangat e Policisë 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasin:

G. S., 52 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të tij të mitur, 13 dhe 15 vjeç.
….
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, proceduan penalisht për veprën penale “Vjedhja” shtetasin E. N., 42 vjeç, banues në Laç, pasi është kapur në oborrin e shtetasit R. C., i cili dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur.
….

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i Letërnjoftimeve i Pasaportave ose Vizave” shtetasin Z. I., 37 vjeç, banues në Turqi. Ky shtetas ka tentuar të kalojë kufirin me pasaportë dhe kartë identitetit Bullgare të dyshuara si të fallsifikuara nga Pika Kufirare e Kufirit të Portit Durrës

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, arrestuan për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë” E. L., 19 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, pasi në lagjen Nr.1, Durrës, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur shtetasin këmbësor S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Top Channel