Mot i kthjellët me vranësira kalimtare, parashikimi për këtë të hënë
Tik Tok është kthyer në platformën më të komentuar për shkak të ngjarjes së rëndë që ndodhi në Lushnje ku një 13-vjecar u gjet i varur në litar teksa po bënte një video për rrjetin social.
Shumica e sfidave të TikTok janë për argëtim të padëmshëm, por Sfida e fundit popullore Blackout shkakton fatalitet. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Grines Fezollari ka folur për videon e tij ku del para makinave, të cilat kanë ndaluar në semafor të kuq. Këtë moment, Grines e ka shfrytëzuar për të bërë një video duke kërcyer dhe thotë se e kishte mirëmenduar gjithçka.
Grines Fezollari: Tik Tok të çon të bësh gjëra për famë dhe për views. Video ime është e mirëmenduar. Në prapaskenë, video është me semafor të kuq. Nuk e kam rrezikuar jetën time. Për rastin konkret që po flasim, nuk besoj që është ndikimi i Tik Tok.
Top Channel