Shoku ynë Tili është hapësira që bënë bashkë talentin dhe energjinë pozitive që fëmijët përcjellin, por për jurinë që vlerëson këto talente situata sa vjen edhe vështirësohet pasi në fund të puntatës, atyre ju duhet të eliminojnë një nga konkurrentët.

Në hapje të rubrikës Graciano Tagani u shpreh se ndihej në vështirësi teksa kuptoj që dy grupet e kërcimit Green Dance dhe Orange Dance do të përballeshin me njëri-tjetrin.
“Realisht e ndjej shumë të vështirë, nuk do doja sot të isha në këtë pozicion sepse po kuptoj që grupet janë bërë gati dhe e di shumë mirë çfarë ndodh kur grupet kërcejnë”.

Por nuk munguan as polemikat edhe diskutimet midis anëtarëve të jurisë, sfida midis Sajnës edhe Siborës ishte ajo që vuri në kontradikta jurinë. Dy vajza tepër të talentuara me një zë fantastik, por me dy stile shumë të ndryshëm interpretimi. Sajana ishte ajo që me stilin e saj i “vodhi zemrën” Gracianos, por Xhani nuk ishte aspak dakord me këtë gjë ai përkrahu Siborën duke e cilësuar si më të afërt për publikun dhe që i përcolli më tepër emocion.
“Personalisht unë artistin e dua më modest në skenë, të përfshihet, ta jetoj me një emocion jo si një disk”, u shpreh Xhani në lidhje me performancën e Sajnës.

Përqafimet dhe mbështetja morale nuk munguan as në këtë puntatë, por për të parë se kush nga konkurrentët e ndërpreu garën klikoni link-un më poshtë:

Top Channel