Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Aksidenteve/ Aktivitet ndërgjegjësues në Lezhë

21/11/2021 13:57

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Aksidenteve rrugore, policia e Lezhës bëri një aktivitet në kujtim të tyre.

Në hyrje të qytetit të Lezhës, u be inskenimi i një aksidenti deri tek dhënia e ndihmës së parë çka tërhoqi vëmendjen e shumë qytetarëve.

Në orën 12:00 u pezullua dhe qarkullimi rrugor duke mbajtur 1 minutë heshtje në nder të viktimave. Shefi i qarkullimit rrugor pranë Drejtorisë Vendore Lezhë u beri thirrje shoferëve për ndërgjegjësim dhe mos përdorimin e alkoolit apo celularit në makinë.

Gjatë muajve të fundit në qarkun e Lezhës janë shënuar disa aksidente ku fatkeqësisht kanë marrë disa jetë njerëzish.

 

Top Channel