Australi, mbahen protesta kundër e vaksinimit me detyrim

21/11/2021 01:40

Grupe që kundërshtojnë vaksinën ndaj COVID-19 organizuan protesta Melburn, Sidnei, Brisbane, Perth, Adelaide dhe Hobart me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra australianëve, grupet kundër kufizimeve anti-COVID-19 dhe vaksinimit të detyrueshëm dolën në rrugë nën moton “liri”, kurse kundërshtarët e këtyre grupeve me moton “kundër racizmit”.

Ekipet e policisë, të cilat morën masa të forta sigurie në demonstrata me pjesëmarrje të madhe, i penguan protestuesit kundërshtarë të takoheshin për të shmangur tensionet.

Demonstratat në Melburn, qytet i cili u mbyll gjashtë herë për 267 ditë në data të ndryshme për shkak të pandemisë, u zhvilluan me pjesëmarrje intensive nga të dyja palët.

Top Channel