Përleshje në metropolet e SHBA pas lirimit nga gjykata të vrasësit të dy protestuesve (fotot)

20/11/2021 18:50

Mijëra protestues marshuan dje duke shkatërruar makina e dyqane në New York dhe ne metropole të tjerë të SHBA pas vendimit polemizues të një gjykate për lirimin e një vrasësi të dy demonstruesve vitin qe shkoi.

18 vjeçari Kyle Rittenhouse hyri në protestën e tyre me automatik në dorë dhe la të paktën dy të vdekur në Kenosha të shtetit të Wisconsin, ndersa plagosi rende nje tjeter.

Veprimet e tij ishin dokumentuar në disa video të regjistruara të ngjarjes. Ne gjyq ai u mbrojt duke thene se veproi “per vetembrojtje”.

Dhjetra protestues u arrestuan në Queens, New York  për dëmtime të makinave e shtëpive

Qindra protestues u mblodhën në qendër të Brooklyn duke dënuar verdiktin e pafajësisë si një “standard të turpshëm e të dyfishtë racor”.

Të shtënat ndodhën gjatë një nate protestash kundër dhunës së policisë mbi një afro-amerikan verën e trazuar të vitit 2020. Rittenhouse është i bardhë, ashtu si dhe viktimat e tij. Juria qe mori vendimin ishte në pjesën dërrmuese me anëtarë të bardhë.

Disa protestues mbanin pankarta ku thuhej: “Nuk ka drejtësi në gjykatat kapitaliste” si dhe “kapitalizmi pjell terror racizmi.”

Ndërsa në qytetin e ngjarjes Kenosha, Wisconsin, mijëra protestues u mblodhën para gjykatës që liroi Rittenhouse, disa orë pas vendimit.

Policia shpalli gjendjen e kaosit në Portland, Oregon ku protestuesit lëshonin gurë ndaj policisë si dhe thyenin dyer e dritare duke lëshuar objekte ndaj tyre.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA