Përfshihet nga flakët ndërtesa në mes të Parisit, tymi masiv ‘pushton’ kryeqytetin

20/11/2021 15:20

Këto janë pamjet e frikshme të një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë historike pranë operës së famshme, në qendër të Parisit.

Në videon e siguruar nga Top Channel duken shtëllungat e tymit që ngrihen mbi kryeqytetin francez si pasojë e shpërthimit të flakëve.

Në vendngjarje shihen forcat e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërsa ju kërkojnë qytetarëve të shmangin zonën.

Nga të dy dritaret e një pallati në bulevard shihen shtëllunga tymi të zi, ndërsa nga rruga shihen flakët që kanë ‘pushtuar’ ndërtesën.

Ende nuk bëhet e ditur shkaku i këtij incidenti të rëndë, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar apo viktima.

FOTO GALERI
2/9
Fire and smoke come out of a building near Place de l'Opera in Paris, France, November 20, 2021 in this still image obtained from a social media video. @alex_grandremy/via REUTERS

Top Channel