Momentet dramatike kur xhirafat rivale luftojnë egërsisht ‘qafë më qafë’ gjatë sezonit të çiftimit (fotot)

20/11/2021 16:26

Megjithse në pamje të parë ato duken si një çift të dashurish që fërkojnë qafat e tyre, këto janë në fakt dy xhirafa rivale që në këtë mënyrë përpiqen të lëndojnë sa më shumë konkurrentin e tyre të dashurisë.

Xhirafat 6 metra të gjata përdorin qafën e kokat e tyre për të luftuar njëra-tjetrën për supremaci gjatë sezonit të çiftimit, siç shihet në kto foto nga rezervati kombëtar i Tanzanisë në Afrikën lindore.

Megjithse nuk të jep përshtypjen, lufta e tyre përfshin goditje me forcë gati gjysmë ton, ajo mund të zgjasë deri në gjysmë ore dhe në shumë raste përfundon me vdekje të nje prej rivalëve.

Si xhirafat ashtu dhe kujshëriri i tyre i afërt okapi, janë të mbijetuarit e vetëm të familjes së specieve Giraffidae që më parë ishin shumë më të mëdha në numër. Okapi është një kafshë solitare, kurse xhirafat mahnisin turistët me tufat e tyre në savanat afrikane.

Sot xhirata është kafsha më e lartë në botë me rreth 6 metra lartësi deri në majën e brirëve të vegjël.

Meshkujt janë disi më të gjatë se femrat dhe më të gjerë në shpatulla.

FOTO GALERI
2/7
Xhirafat meshkuj 6 metra të gjata përdorin qafën e kokat e tyre për të luftuar njëra-tjetrën për supremaci gjatë sezonit të çiftimit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA