“Këputëm një lule”, Rama tregon për kohën kur luante basketboll: Na erdhi nga mbrapa policia deri në hotel, ja kush na denoncoi!

20/11/2021 13:40

Gjatë takimit të zhvilluar me kryebashkiakët ditën e sotme, Kryeministri ka treguar edhe një histori të tijën personale në kohën kur ai ishte një lojtar profesionist basketbolli.

Teksa tema e diskutimit ishte pastrimi i mbetjeve, sidomos në zonën e bregdetit, Rama tregon historinë kur ai dhe lojtarët e tjerë të ekipit kishin shkuar jashtë Shqipërisë për të marrë pjesë në një lojë basketbolli.

Njëri prej tyre, duke kaluar në një park kishte këputur një lule aty pranë dhe fill pas këtij veprimi në dhomat e hotelit ku ata qëndronin kanë mbërritur forcat e policisë.

Denoncimi ish bërë nga një qytetar i rastit, ndërsa Rama tregoi këtë histori për ti bërë thirrje qytetarëve të mos heshtin, por të dërgojnë çdo krim mjedisor në programin ‘komisariati digjital’ në mënyrë që policia të reagojë!

“Në kohën e komunizmit, kur kemi shkuar të luajmë basketboll jashtë vendit, kemi kaluar në një park dhe dikush nga ne ka këputur një lule. Në hotel, na ka ardhur inspektori dhe pastaj mësuam që denoncimi ishte bërë nga një qytetar atje për një lule të këputur anë lules, kishte lajmëruar policinë. Policia kishte marrë të dhënat dhe na erdhën nga mbrapa deri te hoteli, për një lule. S’është çështje policie, bashkie, koshash, gjobash, por vetëdije qytetarësh. Mos hesht nëse sheh dikë që bënë diçka të tillë. Të fotografojnë një makinë me inerte që vjen te lagjja dhe hedh inertet dhe ta çojnë te komisariati digjital dhe policia të reagojë”, tha Rama

Top Channel