Kadetët kolumbianë vishen me kostume naziste e ‘mustaqe Hitleri’ në ‘eventin kulturor’ në nder të Gjermanisë (fotot)

20/11/2021 15:49

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque është detyruar të kërkojë ndjesë pasi studentët e akademisë së policisë ishin veshur me kostume naziste dhe mustaqe në stil Hitleri në një event festiv “këmbimi kulturor” në nder të Gjermanisë.

Fotot e ceremonisë u shpërndanë në llogarinë zyrtare të policisë në Twitter ku studentët shiheshin të veshur me uniforma gjermane të Luftës II Botërore, madje një prej tyre mbante dhe një palë mustaqe në stil Hitleri.

Të tjerë shiheshin me uniformat e agjecisë famëkeqe ushtarake SS, së bashku me kryqin e thyer në krah.

Tullumbaca me ngjyrat e flamurit gjerman zbukuronin sallën e festës, ku shiheshin gjithashtu modele avionësh  të forcave gjermane Luftwaffe, kopje të armatimeve naziste dhe kryqe të thyer në mbulesat e tavolinave.

Në komentin e akademisë së policisë thuhej: “Nga akademia e policisë SimonBolivar në Tulua, duke organizuar javën ndërkombëtare #Internationalweek për vendin e ftuar të radhës #Gjermania.

“Me këto këmbime kulturore ne forcojmë njohurinë e nxënesve tanë të policisë”.

Pas publikimti fotot sollën reagime zemërimi në rrjetet sociale dhe rrjedhimsiht dhe kërkesën e djesës së presidentit Duque.

Ministria e mbrojtjes e cila ka nën menaxhim dhe akademinë e policisë tha se në direktivat e saj “nuk përfshiheshin aktivitetet që ndodhën sot në akademi”.

Ambasadat e Gjermanisë dhe ajo e Izraelit në Bogota shprehën “refuzim total për demonstrime të Nazizmit”.

FOTO GALERI
2/5
Fotot e ceremonisë u shpërndanë në llogarinë zyrtare të policisë në Twitter ku studentët shiheshin të veshur me uniforma gjermane të Luftës II Botërore

Top Channel