Imazhe të publikuara sot nga televizioni iranian tregonin ushtarët e Gardës Revolucionare që merrnin kontrollin e një transportueseje nafte në Gjirin Persik.
Autoritetet thanë se mjeti ishte sekuestruar për kontrabande dhe 11 anëtarët e huaj të ekuipazhit ishin arrestuar.
“Falë një operacioni të koordinuar me shërbimet tona të inteligjencës, ndaluam mjetin trafikues në ujërat tona territoriale,” tha koloneli i Gardës Ahmad Hajian.
Ai nuk specifikoi datën e sakte te ngjarjes, kombësinë e të ndaluarve apo prejardhjen e mjetit.
“Pas inspektimeve u zbuluan 150,000 litra karburant kontrabandë në mjet dhe 11 anëtarët e huaj të ekuipazhit dolën në gjyq”, shtoi ai.
Incidenti vjen pas një serie sulmesh ndaj mjeteve komerciale të linjave detare të Gjirit Persik, ku kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore të naftës.
Më 10 nëntor Garda Revolucionare e Iranit njoftoi gjithashtu kapjen e një anijeje transportuese me flamur vietnamez në detin e Omanit.
Nga ana tjeter disa transportuese iraniane janë sekuestruar nga SHBA në detet larg Gjirit Persik ne kuader te sanksioneve te vendosura per programet e ndaluara raketore apo berthamore.
Top Channel