Foto ilustruese

Katër shtetas janë arrestuar në Shkodër, nën akuzë për vepra të ndryshme penale.

Anton Lulash 44 vjeç banues në lagjen Skënderbeg u kap nga policia e Shkodrës. 44-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqesor Limburg, Hollandë, e ka dënuar me 2 vite burg për “Zjarrvënie të qëllimshme”, “Sulm” dhe “Shkatërrim prone”.

Në Mushan u ndalua 33-vjeçari me iniciale A.P., pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe spikologjikisht gruan, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

22-vjeçari me iniciale E.Gj. u arrestua, pasi gjatë kontrollit në fshatin Golem iu gjet një sasi lënde narkotike  “cannabis sattiva”.

Policia rrugore ka ndaluar 46-vjeçarin me iniciale K.B., pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Të dyshuarit do të hetohen më tej nga Prokuroria e Shkodrës.

Top Channel