Tërmet me magnitudë 5.4 në Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë, regjistrohen edhe pasgoditje
Një nga partitë kryesore opozitare të Austrisë ka thënë sot se “vendi është nën diktaturë” pasi qeveria e kancelarit të ri “teknik” Alexander Schallenberg ka thënë se të gjithë duhet të vaksinohen brenda shkurtit të vitit që vjen, për të përballuar rritjen e rasteve me Covid.
Herbert Kickl, kreu i partisë së djathtë FPO dënoi njoftimin e të premtes nga qeveria që solli dje izolimin kombëtar të të pavaksinuarve, dhe kërkoi ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese, shkruan britanikja Daily Mail.
“Populli duhet të paguajë me vaksinim të detyruar pasi prej dy vitesh qeveria nuk ka arritur të mbrojë popullin e saj”.
“Në vend të shtypjes javë pas jave duke nënshtruar njerëzit e shëndetshëm në të drejtat e tyre, ata tani ushtrojë vaksinimin e detyruar që askush nuk do të kishte menduar se mund te ishte e mundur”, tha Kickl.
“Ne nuk do të tolerojmë këtë”, shtoi ai duke kërkuar ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese për vlefshmërinë e ligjit.
Ai foli pak pasi kancelari Schallenberg dhe minsitri i shëndetësisë Wolfgang Muckstein thanë se kushdo që nuk janë vaksinuar ndaj Covid do penalizohen me gjoba.
Izolimi i Austrisë nga Schallenberg e Muckstein nisi të hënën dhe do të zgjasë deri të paktën më 12 dhjetor, kur do të bëhet një rivlerësim.
Më herët në Gjermani, Lothar Wieler, kreu i institutit shëndetësor Robert Koch tha se “i gjithë vendi është një shpërthim rastesh” dhe kërkoi mbylljen e bareve, restoranteve e vendeve publike. Tashmë atje të pavaksinuarit kanë më shumë probleme për t’u shtruar në spital.
Top Channel