‘Austria është tashmë një diktaturë’, kreu i opozitës dënon vaksinimet e detyrueshme duke i quajtur ‘antikushtetuese’ (fotot)

20/11/2021 15:21

Një nga partitë kryesore opozitare të Austrisë ka thënë sot se “vendi është nën diktaturë” pasi qeveria e kancelarit të ri “teknik” Alexander Schallenberg ka thënë se të gjithë duhet të vaksinohen brenda shkurtit të vitit që vjen, për të përballuar rritjen e rasteve me Covid.

Herbert Kickl, kreu i partisë së djathtë FPO dënoi njoftimin e të premtes nga qeveria që solli dje izolimin kombëtar të të pavaksinuarve, dhe kërkoi ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese, shkruan britanikja Daily Mail.

“Populli duhet të paguajë me vaksinim të detyruar pasi prej dy vitesh qeveria nuk ka arritur të mbrojë popullin e saj”.

“Në vend të shtypjes javë pas jave duke nënshtruar njerëzit e shëndetshëm në të drejtat e tyre, ata tani ushtrojë vaksinimin e detyruar që askush nuk do të kishte menduar se mund te ishte e mundur”, tha Kickl.

“Ne nuk do të tolerojmë këtë”, shtoi ai duke kërkuar ndërhyrjen e gjykatës kushtetuese për vlefshmërinë e ligjit.

Ai foli pak pasi kancelari Schallenberg dhe minsitri i shëndetësisë Wolfgang Muckstein thanë se kushdo që nuk janë vaksinuar ndaj Covid do penalizohen me gjoba.

Izolimi i Austrisë nga Schallenberg e Muckstein nisi të hënën dhe do të zgjasë deri të paktën më 12 dhjetor, kur do të bëhet një rivlerësim.

Më herët në Gjermani, Lothar Wieler, kreu i institutit shëndetësor Robert Koch tha se “i gjithë vendi është një shpërthim rastesh” dhe kërkoi mbylljen e bareve, restoranteve e vendeve publike. Tashmë atje të pavaksinuarit kanë më shumë probleme për t’u shtruar në spital.

FOTO GALERI
1/7
Një nga partitë kryesore opozitare të Austrisë ka thënë sot se “vendi është nën diktaturë”

Top Channel