Zv/Ministrja Seferi: Nuk ka mbyllje të institucioneve, ka fuqizim të shërbimeve për fëmijet

19/11/2021 13:16

Institucionet e përkujdesit shoqëror do të transformohen me synim fuqizimin e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror, por jo mbylljen e tyre.

Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi ka bërë këtë deklaratë në emisionin “Wake Up” në Top Channel.

“Institucionet e përkujdesit shoqëror në kuader të Planit të Deinstitucionalizimit, po punojnë për të krijuar modele për shërbime të reja alternative. Aty ku është e mundur, sipas planeve individuale do të fuqizohen familjet biologjike në një proces të gjatë mbështetjeje me synimin për të kthyer fëmijët pranë tyre, rast pas rasti.

Modelet e reja të shërbimeve alternative do të hartohen duke pasur në fokus interesin më të lartë të fëmijës”, ka deklaruar Seferi.

Top Channel