Rusia “hedh në erë” Ukrainën, publikon dokumentet konfidenciale

19/11/2021 14:28

Moska publikoi korrespondenca konfidenciale të lidhura me përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në lindje të Ukrainës, lëvizje kjo që u kritikua menjëherë ashpër nga Franca e Gjermania, të cilat e akuzuan për shkelje të protokolleve diplomatike.

Kjo qasje bie ndesh me rregullat dhe zakonet diplomatike”, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Francës, Anne-Claire Legendre.

Ministria e jashtme gjermane gjithashtu lëshoi një deklaratë të ngjashme. Moska nxori korrespondencat e të ashtuquajturit grup i Formatit të Normandisë – që përfshin Ukrainën, Rusinë, Francën dhe Gjermaninë pasi Parisi tha se Moska kishte refuzuar të bëhej pjesë e një takimi të nivelit ministror.

Kur Rusia publikoi dokumentet, Kievi e akuzoi se po tenton që ta minojë procesin e Normandisë. Një tjetër publikim tregon një letër të 4 nëntorit mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës që përjashtonin karakterizimin e Moskës për luftën midis separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe Kievi, e cilësohej si “konflikt i brendshëm i Ukrainës”.

Legendre tha se publikimet e dokumenteve tregonin se Moska po përpiqej të pengonte procesin duke insistuar në parakushte të shumta që palët e tjera nuk mund t’i pranonin.

Ajo i bëri thirrje Rusisë që t’u kthehej bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Lavrov sakaq u shpreh se kur ishte diskutuar për një takim të mundshëm të nivelit të ministrave, Franca dhe Gjermania bënin “deklarata arrogante, shumë të papërshtatshme dhe jo etike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA