Askush nuk do të zbavitej nga idea se një qen është më i pasur se ai, por çuditërisht kjo nuk është më çudi.
Qeni i racës pastor gjerman, i quajtur Gunther VI llogaritet se ka një pasuri prej më shumë se $400 milionë dhe jeton në një supervilë në Miami, SHBA që më parë zotërohej nga këngëtarja e famshme Madonna.
Gunther VI është në fakt pasardhës i qenit që trashëgoi një pasuri të madhe nga e zonja e tij, kontesha gjermane Karlotta Liebenstein, pas vdekjes së saj në 1992.
Gjyshi i qenit, Gunther III trashëgoi ligjërisht shumën e madhe rreth 30 vjet më parë nga pronarja e tij e devotshme.
Prej atëherë një grup avokatësh kujdesen për pasurinë dhe sigurohen që të gjithë pasardhësit e linjës së gjakut Gunther të jetojnë në mes të luksit.
Tanimë, përfaqësuesit e Gunther VI thotë se qeni është gati për të shitur pronën bregdetare dhe tokën gjysmë hektarë që e rrethon, për $31.75 milionë.
Akoma më i çuditshëm është fakti se vila është vetëm shtëpia e pushimit të Gunther VI – rezidenca kryesore e të cilit është në rajonin e Toskanës në Itali, shkruan britanikja Daily Mail.
Pronat e qenushit në Miami menaxhohen nga çifti Ruthie e Ethan Assouline.
Ruthie tha për Associated Press: “Ai jeton në dhomën kryesore të gjumit që mbante Madonna. Shumicën e kohës fle gjumë duke parë pamjen nga krevati artizanal i drurit, siç bënte dhe një nga këngëtaret më të njohura të botës”.
Një rast tjetër i kafshëve shtëpiake që trashëgojnë miliona nga pronarët e tyre të pasur është dhe macja Blackie, e pronarit të ndjerë britnaik të antikave Brit Ben Rea. Kur ai vdiq macja e zezë trashëgoi 7 milionë paundë në vitin 1988.
Raportohet se dhe gazetarja amerikane Oprah Winfrey do t’i lërë një pjesë të madhe të pasurisë qenve të saj.
Winfrey besohet e zotëron më shumë se 1 miliardë dollarë nga të cilat do të lërë 25 milionë për kujdesin e qenve të saj.
Top Channel