Një zjarr ka rënë në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës, por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel