Pa patentë dhe tapë në timon, momentet e arrestimit të shtatë shkelësve

19/11/2021 12:52

Shtatë shoferë janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë gjatë kontrollit të policisë.

Gjithashtu janë pezulluar 22 leje drejtimi, për konsumim  alkool dhe shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë gjobitur 320 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, ndërsa 56 drejtues motomjetesh, për kalim në zonat e këmbësorëve dhe korsitë e biçikletave.

“Janë proceduar administrativisht 23 drejtues automjetesh, për gara shpejtësie dhe sjellje agresive në rrugët urbane të kryeqytetit;  Janë proceduar administrativisht 16 drejtues automjetesh, për xhama të errësuar; Janë proceduar administrativisht 876 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara, në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shumica në rresht të dytë”, sipas policisë.

 

 

Top Channel