”Nuk duam valë të pestë”/ Austria rikthen karantinën, i gjithë vendi në izolim

19/11/2021 14:37

“Nuk duam një valë të pestë të pandemisë”, me ketë deklaratë, kancelari austriak Alexander Schallenberg justifikoi vendimin e fundit të qeverisë së tij që parashikon futjen e të gjithë vendit në karantinë për të paktën 10 ditë.

Pak pasi ekzekutivi austriak vendosi masa izolimi ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit, tani shkohet më tej: nga 22 nëntori, Austria rikthen karantinën dhe do të bëjë kërkesë ligjore për t’u vaksinuar kundër koronavirusit nga data 1 shkurt 2022.

Vendimi i ashpër ishte pasojë e shifrave rekord të infektimit me koronavirus në Austri, e cila rezulton të jetë gjithashtu një prej vendeve më shkallën më të ulët të vaksinimit kundër këtij virusi në Europën Perëndimore.

Shumë shtete europiane janë duke vendosur masa kufizuese, pas rritjes së numrit të rasteve. Masa izoluese kundër personave të pavaksinuar kanë marrë edhe Republika Çeke, Sllovakia dhe Gjermania.

Shifrat dramatike për incidencat e koronavirusit vijnë nga Instituti gjerman Robert Koch (RKI). Presidenti i Lothar Wieler deklaron se gjendja faktike është shumë më keq. Do të bëhet “edhe më e zymtë”.

Top Channel