Vëllai i madh ka menduar të surprizojë Kledin, duke i sjellë brenda shtëpisë motrën e tij.

Ai ka një lidhje të ngushtë me të motrën, e cila sot ka ardhur direkte nga Zvicra për ta takuar vëllain e saj, por takimi i tyre është i veçantë.

Nëpërmjet lojës ‘ngriva-shkriva’ Kledi ka mundur të takojë motrën dhe sigurisht emocionet ishin të mëdha.

Ajo i kërkoi Kledit që të jetë i kujdesshëm me fjalët pasi ka edhe persona jashtë që preken.

“E kam ndjerë të nevojshme se duhet të vij tani. Mendoj se duhet të të nxjerr nga ndjenja brenda këtyre katër mureve dhe të të dërgoj me ndjenjë atje jashtë. Asnjë nga ato fjalë nuk reflekton asnjë moment personin tënd, ato vlerat njerëzore që ti ke. Fjalët që dalin këtu kanë një peshë dhe duhet të perceptosh edhe njerëzit që preken jashtë”, i tha motra Kledit.

FOTO GALERI
15/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA