“Donte të më puthte”, 11-vjeçarja rrëfen ngacmimin seksual nga xhaxhai

19/11/2021 10:30
Foto ilustruese

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë të premte pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ndërsa ka qenë i ati i vajzës së mitur ai që ka denoncuar rastin. Ai është paraqitur në komisariat, bashkë me 11-vjeçaren.

Mësohet se e mitura nën praninë edhe të psikologut ka pranuar ngacmimin, duke rrëfyer se 54-vjeçari është përpjekur ta puthë në buzë.

Shtetasi me iniciale A.D. vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa konfirmohet se vajza nuk është abuzuar seksualisht.

Policia nuk përjashton as mundësinë e ndonjë skenari hakmarrjeje nga i vëllai, ndërsa çdo gjë pritet të konfirmohet nga veprimet hetimore.

Ngacmimet seksuale te të miturit janë një ndër problemet kryesore në vendin tonë që kohët e fundit po bëhen më shumë publike për shkak të ndërgjegjësimit dhe denoncimeve.

Top Channel