Billa feston ditëlindjen me oferta/ Zgjat vetëm 7 ditë! nga 20-26 nëntor, Billa çdo artikull në ofertë

19/11/2021 15:46

Kompania Billa lider e tregut shqiptar për pllaka parkete hidrosanitare dhe mobilje feston ditëlindjen e 14 të krijimit me klientët e saj duke sjellë një ofertë të papërsëritshme.

E krijuar si një biznes i vogël vendas në vitin 2007 kjo kompani ka arritur te jetë e suksesshme jo vetëm në tregun shqiptar por dhe te kapërceje kufijtë e vendit.

Sot Billa renditet si distributori kryesor rajonal me një rrjet shitjesh që shtrihet në çdo shtet të Ballkanit.

Jo vetëm kaq, në një periudhë të shkurtër kohore kjo kompani ka arritur të shtrihet me 4 showroom-e në Belgjikë dhe të hapë degën e distribucionit global me qendër në Spanje, duke e shtrirë kanalin e shitjeve në çdo kontinent

Ditëlindja do festohet me gjithë klientët duke sjellë një ofertë të papërsëritshme vetëm për 7 ditë

Oferta do të zgjasë nga data 20-26 nëntor .Çdo produkt në çdo show room Billa në vend do jetë i përfshirë në këtë ofertë

E prirur nga moto “Cilësia s’ka pse të jetë e shtrenjtë” sot Billa përfaqëson një nga korporatat më të mëdha të vendit e një nga shembujt me pozitivë të ekonomisë shqiptare”.

Top Channel