57 vjeçari Nicolas Cage vjen në tapetin e kuq me gruan e re 26 vjeçare Riko Shibata nga Japonia (fotot)

19/11/2021 21:18

Aktori amerikan Nicolas Cage ka ardhur dje në tapetin e kuq të ceremonisë së “Njerëzve të Vitit” në Hollywood, me gruan e tij të re Riko Shibata, për t’u shoqëruar me shumë yje të tjerë të eventit ekstravagant.

Aktori 57 vjeçar dhe gruaja e tij 26 vjeçare u martuan në shkurt në Wynn Hotel në Las Vegas, pasi ishin njohur në vendin e saj te lindjes Japoni, një vit më herët.

Ashtu siç ndodh në evente të tilla shumë yje të ekranit e arteve ishin prezentë.

Cage erdhi me një kostum klasik të zi, këmishë të bardhë dhe kollare të zezë. Ai mbante gjithashtu një kapele stil ‘fedora’ dhe një mjekër ta pambajtur mirë, teksa shoqëronte gruan e re.

Shibata mbante veshur një kimono tradicionale me motive florale. Ajo mbante gjithashtu një çantë të vogël ngjyrë floriri dhe nuk lëshonte dorën e burrit në tapetin e kuq.

Shibata bëhet kështu gruaja e pestë e Cage, pas Patricia Arquette nga viti 1995 deri në 2001, Lisa Marie Presley nga 2002 deri në 2004, Alice Kim nga 2004 deri në 2016 dhe Erica Koike, me të cilën Cage u martua vetëm për katër DITË në vitin 2019 para se të firmosnin anullimin.

Cage e Shibata u njohën fillimisht në Japoni në 2020 prej miqve të përbashkët, teksa ai po xhironte filmin e regjizorit Sion Sono, Prisoners of Ghostland (Të burgosurit e vendit të fantazmave).

Shibata debutoi si aktore në atë film, në rolin e një prej katër grave manekine.

FOTO GALERI
2/9
Cage erdhi me një kostum klasik të zi, këmishë të bardhë dhe kollare të zezë. Ai mbante gjithashtu një kapele stil ‘fedora’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA