Fifi ka diskutuar me DJ PM për marrëdhënien e tij me Sarën duke i thënë se nuk po sheh shkëlqim në sytë e tyre.

DJ PM thotë se nuk ka marrë ende asnjë shenjë nga Sara dhe ndaj nuk mund të kalojnë në një hap të dytë.

Në bisedë u përfshi edhe DJ Dagz, ndërsa DJ PM ngriti pyetjen se përse nuk e puth Sarah dhe tregoi se i ka bërë të qartë gjithçka.

Fifi: Nuk po të jap këshilla. Po të tregoj situatën siç po e shoh unë. Si shoqe e jotja që jam, ndoshta më takon. Nëse raporti im me Granitin ka qenë që unë kam pas pëlqim, mua më kanë shkëlqyer sytë e atij jo, juve asnjërit nuk po ju shkëlqejnë sytë.

DJ PM: Nuk dua pa më dhënë një shenjë. Ndoshta edhe ka frikë, ndoshta edhe nuk do. Por nuk ma ka thënë. Kështu që në të dy anët jam mirë.

Fifi: Mendoj që asnjëri s’keni për tu lidh brenda.

DJ PM: As unë nuk e kam menduar këtë. Nuk e di a i pëlqej unë asaj. Këtu brenda nuk e kuptoj.

DJ Dagz: S’është për lojë.

DJ PM: Po pse s’më puth Sarah e këtej rrimë “non stop”?

DJ Dagz: Ndoshta se i vjen keq. Ta garantoj që nuk do.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA