Producenti i filmit mbi J.F. Kennedy thotë se di ‘të vërtetën’ e vrasjes së presidentit të SHBA (fotot)

18/11/2021 16:54

Vrasja e presidentit amerikan John F. Kennedy nga agjencitë e inteligjencës përfshi edhe CIA-n nuk është më një ‘teori konspiracioni’, por ‘fakt konspiracioni’ ka thënë regjizori i famshëm amerikan Oliver Stone.

Autori i disa nga filmave më të famshëm të Hollywood thotë se ka zbuluar të vërtetën për vrasjen tragjike të një prej presidentëve më popullorë të SHBA John F Kennedy, shkruan Daily Mail.

Oliver Stone kohët e fundit ka punuar në dokumentare për kampin famëkeq ushtarak në Gjirin e Guantanamo dhe për informatorin e rrjetit Wikileaks, Edward Snowden, ndërsa bëri pohimin së fundmi duke folur me historianë dhe ekspertë kriminalistike të përfshirë në punën për filmin e tij të ri.

Dokumentari mbi vrasjen misterioze të presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara i titulluar ‘JFK Revisited’, do të publikohet të premten që vjen më 26 nëntor.

Ai vjen si ndjekës i filmit fitues-Oskari në 1991 ‘JFK’, ku imagjinohen eventet rreth mbulimit të shkaqeve dhe autorëve të vrasjes nga agjencitë amerikane të inteligjencës.

Versioni zyrtar i ngjarjeve thotë se presidenti u vra nga 24-vjeçari Lee Harvey Oswald më 22 nëntor 1963 kur ai qëlloi tre herë nga libraria e nje shkolle lokale në Texas.

Por dhe Oswald u vra dy vjet më vonë në mënyrë misterioze pas raportimeve se u tha hetuesve se ishte ishte shtyrë të kryente krimin.

Tashmë zoti Stone beson se JFKennedy është vrarë në një “coup d’état” ose grusht shteti nga ‘Central Intelligence Agency’ (CIA) dhe bashkëpunëtorët e saj.

Ai thotë: “Për mendimin tim ky ishte një ‘coup d’état’ kundër një presidenti që po përpiqej që me hapa të vegjël të ndryshonte fytyrën e gjërave të shëmtuara të këtij vendi”.

Regjizori shton se kishte diçka që shumë amerikanë dyshonin pas vrasjes shokuese të presidentit.

“Kur vritet një president i Shteteve të Bashkuara në mes të ditës, para syve të të gjithë botës, njerëzit e kuptonin se kishte forca më të mëdha sesa vendimi i një njeriu”.

“Provat fillestare nuk qëndrojnë dot në këmbë edhe sot, ato do të refuzoheshin nga gjykata që në ditën e parë”.

Suksesi i dokumentarit të parë të Stone mbi çështjen në 1991 ka pasur një influencë të madhe në opinionin publik, dhe çoi në kalimin e ligjit për Të Dhënat e Vrasjes së Presidentit John F. Kennedy në vitin 1992, i cili kërkonte që të gjitha hetimet, zbulimet e të dhënat në lidhje me ngjarjen të publikohen në një datë të mëvonshme.

Presidenti aktual amerikan Joe Biden ka shtyrë sërish sivjet publikimin e hetimeve mbi presidentin karizmatik, duke cituar si arsye pandeminë e COVID-19.

FOTO GALERI
2/3
24-vjeçari Lee Harvey Oswald më 22 nëntor 1963 kur ai qëlloi tre herë nga libraria e nje shkolle lokale në Texas

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA