Princi Charles e Camilla vizitojnë xhaminë e madhe Al-Azhar në Egjipt (fotot)

18/11/2021 20:06

Princi britanik Charles, dhe gruaja e tij Camilla, bënë sot një vizitë në xhaminë al-Azhar Cairo të shoqëruar nga imami i madh Sheik Ahmed al-Tajeb.

Princi britanik  u takua me krye-klerikun musliman Sunni në një mision nxitjeje të bashkë-ekzistencës ndër-fetare.

Charles shoqërohej nga bashkëshortja Camilla, teksa u takua gjithashtu me presidentin Fattah al-Sisi dhe kryepeshkopin e kshës anglikane të Egjiptit, në qytetin verior të Aleksandrisë.

Një pritje për çiftin mbretëror u mbajt dhe në piramidën e madhe të Gizës prane Kairos.

Princi Charles është zyrtari më i lartë mbretëror britnaik që udhëton jashtë vendit, teksa përfaqëson mbretëreshën Elisabeth që nuk mund të udhëtojë prej moshës së thyer.

Charles përfaqësoi gjithashtu familjen mbretërore dhe në samitin e klimës, ku kryeministri  Boris Johnson paralajmëroi se Alexandria ishte mes qyteteve që kërcënohen nga rrija e nivelit të deteve.

FOTO GALERI
2/7
Princi Charles është zyrtari më i lartë mbretëror britanik që udhëton jashtë vendit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA