Një shtetas shqiptar që u ekstradua nga Anglia pasi u vërtetua si autori i një vjedhjeje duket se nuk e ka pasur të vështirë të sfidojë ligjin anglez.
Aleks Vishaj është rikthyer në Londër dhe madje ka postuar fotot në rrjetet sociale. “The Sun” shkruan se një muaj më parë ai u ekstradua nga Britania dhe tashmë është rikthyer, ndërsa përdoruesve të rrjeteve sociale po u tregon jetën luksoze që bën aty.
32-vjeçari ka vuajtur tre muaj heqje lirie në Gjermani, ndërsa pritej ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.
Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.
Ai kërkon të hetohet si erdhi një person i njohur për drejtësinë: “Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”
Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.
Top Channel