Gruaja zbulon sekretin e frikshëm të çelësave dhe tani trembet se ka ‘trupa njerëzish nën shtëpi’ (fotot)

18/11/2021 16:01

Pronarja e një shtëpie në SHBA ka mbetur e tmerruar pasi zbuloi se celësat e shtëpisë së saj ruajnë një sekret drithërues, dhe tani trembet se ka “trupa njerëzish nën shtëpi”.

Rezidentja e paemëruar nga Montana, SHBA, publikoi në rrjet një foto të çelësave të frikshëm të çështjes.

Por megjithse në pamje të parë duken një palë çelësa të zakonshem ato mbajnë një sekret të tmerrshëm, thotë gruaja që ka jetuar prej shtatë vjetësh në shtëpinë e ndërtuar  në 1937.

Ajo thotë se çelësi në foto mund të hapë çdo dhomë të shtëpisë përveç dy dhomave të gjumit që mund të kyçen e çkyçen vetëm nga jashtë.

Është e vështirë të mendosh për një arsye që dikush të dëshirojë diçka kaq jo-praktike dhe komentuesit në rrjet kanë ofruar mundësi nga më të ndryshmet.

Duke dyshuar se pronarët e mëparshëm kanë dëshur të fshehin akte të mbrapshta, një prej tyre shkruante me seriozitet: “Zonjë, keni trupa njerëzish nën shtëpinë tuaj”.

Gruaja nuk donte ta kundërshtonte menjëherë pohimin ekstrem prandaj u përgjigj: “Nuk do të çuditesha fare, duke parë gjërat e çuditshme që më kanë ndodhur nëpër shtëpi”.

Një tjetër komentues shkruante: “Djali im gërmoi një gropë në kopsht dhe gjeti një tufë shishesh të çudtishme kësaj vere. Studiova etiketat e tyre dhe njëra kishte qenë me ‘kreosot’, që përdorej në vitet 1900 për të kuruar kollën e fortë”.

Gruaja e shtëpisë thotë se tani dëshiron të zhvendoset, por shton se më herët ka gjetur një shpatë të mprehtë samurai mbi një dollap, për të cilën thotë se “jam e sigurt që nuk është e imja”.

Komentues të tjerë tentonin të jepnin shpjegime duke thënë se shpata mund të ketë qenë një formë e vjetër për “disiplinimin e fëmijëve”, por megjithe kontestimet e kesaj te fundit, të gjithë ishin dakord se shtëpia kishte diçka serioze që nuk shkonte.

FOTO GALERI
2/3
Ajo thotë se çelësi në foto mund të hapë çdo dhomë të shtëpisë përveç dy dhomave të gjumit që mund të kyçen e çkyçen vetëm nga jashtë.

Top Channel