Video/ Heronjtë e Tiranës, ja momenti kur zjarrfikësit shpëtojnë fëmijën nga flakët që përfshinë pallatin te Fresku

17/11/2021 19:31

Zjarrfikësit e Tiranës kanë shpëtuar një fëmijë, shtëpia e të cilit u përfshi nga flakët. Në video duket heroi zjarrfikës, i cili mban në duar fëmijën që shpetoi.

Vogëlushi është në gjendje të mirë shëndetësore falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Tiranës.

Ngjarja ndodhi në zonën e Freskut, ku një apartament mori flakë.

Forcat zjarrfikëse arritën të vinin nën kontroll zjarrin në kohë rekord. Si pasojë e flakëve ka vetëm disa dëme materiale, ndërsa familjarëve u është dhënë menjëherë ndihma e shpejtë.

Aktualisht po monitorohet situata nga shërbimet e Komisariatit numër 4 në kryeqytet.

Top Channel