Einxhel dhe DJ Dagz kanë folur në lidhje me spektaklin e mbrëmjes së kaluar për të sqaruar marrëdhënien e tyre.

Në bisedë duket se Einxhel është zhgënjyer nga DJ Dagz, ndërsa atij nuk i pëlqen fakti se ajo nuk i jep rëndësi fjalëve të tij. Për këtë i referohet faktit se Einxhel do të zgjidhte Donaldin për të parë ndeshjen e Kombëtares, jo DJ Dagz.

Ndër të tjera u diskutua fakti që Einxhel tha se nuk do të ketë asgjë më shumë se miqësi me DJ Dagz sepse Iliri do mendojë se është për lojë. Duke qenë se Dagz është prekur nga kjo, Einxhel i sqaroi se ka qenë ironi, por DJ nuk e pranon që të përdorë emrin e tij për të bërë diskutime me Ilirin.

Einxhel: Në dy momentet e mia më të vështira, mendove si të më godisje. Kështu që, nuk më intereson se cili ka qenë debati. Nuk më intereson cila ka qenë gjëja që të ka mërzitur. E vetmja gjë që më intereson që personi që pres të jetë krah meje… Nuk kisha nevojë të vinte njeri kur po qaja.

DJ Dagz: As unë nuk kam nevojë, por e ndjeva që ndoshta mund të vija të shprehja se më intereson se si ndihesh. Duke e ditur që e kam diskutuar këtë punën e lojës.

Einxhel: Mua më është fiksuar se ke kërkuar gjërat e buxhetit. Vetëm njëherë të mi sjellin e kam dëgjuar që e ke thënë, por atë të ndeshjes, nuk e dija.

DJ Dagz: Dhe për ato i kam bërë gabim se se kam bërë për veten, por për ty.

Einxhel: Nuk dua që kur të jem tek maja e shkëmbit, të më fusë një të shtyrë që ta kem më të lehtë për të rënë. Kjo më intereson.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA