“Klodiani më rrëmbeu vajzën, e shpëtoi babai i Mateos”, përlotet nëna e të rrëmbyerës: Vajzën e kam sëmurë, pi ilaçe

17/11/2021 16:38

Një nga pistat dyshuese për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu është edhe ngjarja e vitit 2006, ku autori Klodian Çalamani bashkë me shokun e tij, Florian Vasiu morën peng një vajzë, atëherë 16 vjeç.

Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, ndërsa ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën.

Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit duke ia prerë me biçak.

Për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

Për emisionin ‘Shqipëria Live’ ka folur nëna e 16 vjeçares që u rrëmbye. Ajo ka treguar se personi i cili ka ndihmuar vajzën 16 vjeçare që të shpëtojë nga ‘kthetrat e tyre’ ka qenë Ligor Vasliu, babai i djaloshit 8 vjeçar, i cili sot u përcoll për në banesën e fundit.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Vajzën tuaj ka rrëmbyer para 10 vitesh?
Zonja: Po, po, e kam të sëmurë çupën në Itali.
Gazetarja: Çfarë ndodhi atëherë? Ishte në shkollë vajza?
Zonja: Po, po ishte në shkollë. E motra e tija e gënjeu. I tha hajde se kemi kështu… Po jo se kam punë… Unë isha te komshija dhe e pa dhe nuk tha që ik me vrap, por vajti i ati i këtij çunit që vdiq sot, sepse edhe vajzën time do ta kishin vrarë!
Gazetarja: Vajzën e ka dhunuar kur e ka rrëmbyer?
Zonja: Po, kur erdhi u shtri dhe më nxori shkumë nga goja.
Gazetarja: Çfarë problemesh ka vajza sot?
Zonja: Me fiksime, pi ilaçe! Nuk do t’i kujtosh asgjë.
Gazetarja: Sa vite u burgos atëherë?
Zonja: Tre vite ai i bëri në fakt, policia që i lë të lirë, i mban dy vjet dhe tre dhe i lëshon.

FOTO GALERI
3/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA