Reperi Don Xhon u ndalua një ditë më parë nga policia në Prishtinë.
Ai po udhëtonte me mikun e tij, ku efektivët e ndaluan për kontroll në rrugën “Tirana”.
Atij i është bërë një kontroll në veturën e tij, gjatë ndalesës së tij dhe një shokut të tij në rrugën “Tirana”.
Policia njofton se ka sekuestruar armë, karikator dhe gjashtë fishekë.
Zyra për informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuan rastin për Telegrafin:
“Sekuestrohet një armë zjarri në Prishtinë Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e Njësitit të reagimit të shpejtë, sot rreth orës 14:30, në rrugën “Tirana” në Prishtinë, për kontroll rutinë, kanë ndaluar një veturë të tipit Range Rover. Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë (dy) personave dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë: një armë të shkurtër, një karikator si dhe gjashtë fishekë. I dyshuari; -F.S, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është dërguar për intervistim, në stacionin policor qendra në Prishtinë. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
Lajmin e ka konfirmuar dhe vetë artisti, duke postuar një fotografi me mikun e tij në rrjetin social “Instagram”.
Top Channel