“Ç’ka ndodhur me Mateon”/ E gjetën duke pirë raki, Klodian Çalamani bëri të paditurin kur policia i shkoi në shtëpi

17/11/2021 12:21
Pamje nga vendngjarja

Gazetarja Anila Hoxha në një raportim live nga fshati Grecalli raportoi më shumë detaje për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalameni.

Hoxha raportoi se hetimet mbi këtë krim bazohen në mbikqyrjen e provave në banesë , por dhe te deklarata e vrasësit i cili tregoi se si shfrytëzoi pasionin e të voglit për biçikletat.

Mateo ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën me ngjyrë të kuqe, ata kanë  shkuar në shtëpinë e vrasësit i cili në fillim ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki.

Ai u ka thënë policëve, ‘ pse çfarë ka ndodhur me Mateon’, ndërkohë që më pas u zbulua se ai e kishte varrosur të voglin në një cep të oborrit të tij. Ajo që e bën edhe më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm ngjarjen , është dhe fakti se distanca mes dy shtëpive është mjaft e vogël, vetëm 15 metra larg nga njëra-tjetra.

Më pas kur policia e ka marrë në pyetje para një avokati të shtetit, ai ka ngritur supet duke thënë se kjo gjë ndodhi.

Policia ka marrë edhe një një kamera, sekuencat nga e cila që tregojnë xhiron e fundit të Mateos…

8-vjeçari Mateo Vasiu

Si ndodhi ngjarja?

Një ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e tij. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen dhe tregoi se e kishte groposur trupin në oborrin e shtëpisë. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.

Kush është Klodian Çalamani?

Autori Klodian Çalameni

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA