VIDEO ekskluzive/ Plagosja e ‘Guccit’, autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku Gazetarja Anila Hoxha në një raportim live nga fshati Grecalli raportoi më shumë detaje për vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij 38-vjeçar Klodian Çalameni.
Hoxha raportoi se hetimet mbi këtë krim bazohen në mbikqyrjen e provave në banesë , por dhe te deklarata e vrasësit i cili tregoi se si shfrytëzoi pasionin e të voglit për biçikletat.
Mateo ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkuar në shtëpinë e vrasësit i cili në fillim ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki.
Ai u ka thënë policëve, ‘ pse çfarë ka ndodhur me Mateon’, ndërkohë që më pas u zbulua se ai e kishte varrosur të voglin në një cep të oborrit të tij. Ajo që e bën edhe më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm ngjarjen , është dhe fakti se distanca mes dy shtëpive është mjaft e vogël, vetëm 15 metra larg nga njëra-tjetra.
Më pas kur policia e ka marrë në pyetje para një avokati të shtetit, ai ka ngritur supet duke thënë se kjo gjë ndodhi.
Policia ka marrë edhe një një kamera, sekuencat nga e cila që tregojnë xhiron e fundit të Mateos…

8-vjeçari Mateo Vasiu
Si ndodhi ngjarja?
Një ditë më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani. Në lidhje me ngjarjen u arrestua nga Policia e Fierit, Klodian Çalamani, pasi 8-vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e tij. Kjo ka hedhur dyshime tek policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.
Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38-vjeçari Klodian Calameni, i cili e pranoi vrasjen dhe tregoi se e kishte groposur trupin në oborrin e shtëpisë. Rrethanat e këtij akti makabër janë ende të paqarta, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së autorit.
Kush është Klodian Çalamani?

Autori Klodian Çalameni
Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.
Top Channel