Bayerni ‘goditet’ nga një valë e re infektimesh me Covid-19

17/11/2021 21:10

Lideri Bundesligës, Bayern Munihu, është goditur nga një valë e re Covid-19 përpara ndeshjes të së premtes me Augsburgun, me mbrojtësin Josip Stanisic dhe dy punonjës të klubit që rezultuan pozitivë me Covid.

Stanisiç, i cili është me dy dozat i vaksinuar, rezultoi pozitiv në kthimin e tij në Mynih pasi luajti në fitoren 1-0 të Kroacisë ndaj Rusisë të dielën, kur nënkampionët e vitit 2018 rezervuan vendin e tyre në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

“Mbrojtësi është plotësisht i vaksinuar dhe është në izolim. Ai është mirë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga skuadra gjermane të mërkurën, dy ditë para ndeshjes së tyre të parë pas pushimit ndërkombëtar.

Konfirmimi i tre infeksioneve të reja vjen vetëm një ditë pasi lojtarët e Bayernit Joshua Kimmich, i cili ka zbuluar se nuk është vaksinuar, Eric Maxim Choupo-Moting, Serge Gnabry dhe Jamal Musiala dolën nga karantina.

E gjithë katërshja kishte kontakte me mbrojtësin Niklas Suele, i cili rezultoi pozitiv me Covid javën e kaluar dhe mbetet në izolim.

Rastet e fundit prishin më tej përgatitjet për trajnerin e Bayern-it, Julian Nagelsmann, i cili mungoi për katër ndeshje në fund të muajit të kaluar pasi u infektua gjithashtu me Covid.

Top Channel