13 rekordet Guinness më të pamenduara e absurde të botës (fotot)

17/11/2021 21:29

Sot është dita e rekordeve botërore Guinness për vitin 2021, që janë celebrimi i përvitshëm i arritjeve të mëdha, guximtare, të çuditshme apo nganjëherë dhe të pakëndshme.

Libri i rekordeve Guinness është kthyer në një koleksion kuriozitetesh për të mëdhenj e të vegjël, të cilët kërkojnë të shuajnë kureshtjen për të ditur cila është gruaja më e gjatë në botë, apo cila është patatja më e shëndetshme.

Sa për kuriozitet, kjo e fundit është regjistruar me peshën 7.8 kilogramë dhe është quajtur ‘Doug the Spud’.

Këtë vit disa nga rekordet përfshinin  kalpercimin më të madh të gjatësisë me shkop me sustë, apo numrin më të madh të makinave të tërhequra me dhëmbë.

Që prej krijimit të tyre në vitin 1955, Libri i Rekordeve Guinness ka përfshirë shumë ekstreme absurde për t’u quajtur rekorde.

Pronarja braziliane e restorantit Elaine Davidson ka bërë 4,225 shpime dekorative në lëkurë prej më shumë se 30 vjetësh, dhe fitoi rekordin në vitin 2003.

Ajo thotë se zëvendëson shpesh bizhuteritë në shpimet e saj kryesisht në fytyrë, por shton dhe tatuazhe, makiazh apo pupla në flokë.

Britaniku Garry Turner mund të tërheqë lëkurën e tij elastike deri në rreth 10 cm, prej një gjendje gjenetike të quajtur Sindroma Ehlers-Danlos.

Gary tha për Guinness kur fitoi titullin në 1999: Gjithmonë e dija se kisha lëkurë të veçantë, xhaxhallarët e mi zbaviteshin duke ia treguar të tjerëve.”

“Lëkura nuk më dhemb fare, por sëmundja ka apekta të tjera siç është dhimbja e kyçeve”.

Numri më i madh i gjilpërave të ngulura në dorë është fituar nga Wei Shengchu në 2013 por për arsye estetike fotot mund te jene te renda.

Në galerinë e mëposhtëme gjeni disa nga më të çuditshmet te hartuara nga e perditshmja britanike Metro …

Per shembull, beli më i hollë iu dha Cathie Jung, amerikania që në 1999 kishte rrethin e korsesë vetëm 38.1cm.

FOTO GALERI
1/11
Cathie Jung, amerikania që në 1999 kishte rrethin e korsesë vetëm 38.1cm.

Top Channel