Rrëmbeu, vrau dhe groposi 8-vjeçarin, ja momenti kur autori i krimit bie në prangat e policisë

16/11/2021 21:37
Klodian Çalameni

Policia e Shtetit ka publikuar foto nga arrestimi i 38-vjeçarit Klodian Çalamani, që rrëmbeu, vrau dhe më pas groposi në oborrin e shtëpisë së tij, 8-vjeçarin, Mateo Vlasia.

I veshur me një xhup ngjyrë blu të errët autori i ngjarjes makabre është fotografuar në krahë të dy punonjësve të policisë së Fierit.

Klodian Çalamani, 38-vjeç, e i dënuar edhe më parë për pengmarrje ka pranuar autorësinë e krimit.

38 vjeçari është fqinje me familjen e 8 vjeçarit, Mateo Vllasia, të gjetur pa jetë dhe është beqar dhe jeton i vetëm në shtëpinë e tij pasi babanë dhe vëllanë e ka në burg në Greqi ndërsa e ëma jeton në Maqedoni.

Gjatë ditës së sotme 8 vjeçari është parë nga banorët e lagjes duke bërë xhiro me biçikletën e 38 vjeçarit. Kjo ka hedhur dyshime të policia, e cila menjëherë ka nisur hetimet.

Vetëm pak minuta më vonë është arritur të ndalohet 38 vjeçari Klodian Calameni, i cili mësohet se e ka pranuar vrasjen.
Trupi i 8 vjeçarit të pajetë ndodhet në morgun e spitalit dhe po punohet për të zbuluar se në çfarë mënyre është kryer vrasja.

38-vjeçari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Rezulton se në vitin 2012 në bashkëpunim me shtetasin Florian Vasiu, ai mori peng dhe torturoi për 20 minuta një fqinje në moshë të mitur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Grecalli të rrethit të Fierit, ndërsa shkak i kësaj ngjarjeje ka qenë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.
Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N. nga Fieri, i cili e ka takuar të dënuarin dhe i ka thënë që të mos e shqetësonte më. Në këtë kohë ka ndërhyrë i Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak.

Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit në atë kohë rezultoi se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.

Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA