Përfshihet nga flakët banesa në Dropull, dyshohet se brenda janë një çift të moshuarish

16/11/2021 20:26
Foto ilustruese

Një zjarr masiv ka përfshirë para pak minutash një shtëpi në fshatin Hllomo në Dropull.

Mësohet se drejt vendngjarjes janë nisur forcat e PMNZSH Dropull për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Brenda në banesë dyshohet se gjendet një çift të moshuarish, por nuk dihet ende gjendja e tyre.

Në vendngjarje është nisur edhe policia.

Top Channel