E PLOTË/ Starton edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorë bëhen pjesë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri
Iliri ka thënë se disa prej banorëve VIP kanë kryer “maxi grupim” duke qëndruar larg tij.
Ai u shpreh se askush nuk flet fjalë të mira për të dhe përveç Sabianit, Monikës e Arjolës nuk i afrohet askush tjetër kur qëndron vetëm.
Ndërsa Donaldi i sugjeron që duhet të bëjë veten që t’i afrohen njerëzit dhe theksoi se nuk e sheh veten tek këto grupimet.
Iliri: Maxi grupim se nuk dëgjoj askënd që flet një fjalë të mirë për mua, nuk shoh askënd që kur jam vetëm të afrohet përveç Sabianit, Monikës dhe Arjolës.
Donald: Ndoshta duhet ta bësh veten që të afrohen njerëzit.
Iliri: Nëse një grup ka një muhabet, nuk futem si pula në pilaf. Këto gjëra nuk ndodhin aty.
Donald: Ndoshta duhet ta shohësh tek vetja, jo tek maxi grupimet. E shikoj veten që në disa momente ndodh dhe në disa momente nuk ndodh.
Monika: Nuk e shoh këtë lloj gjëje.
Arjola: Kam përshtypje së Dagz, PM, Fifi, Trixa kanë të njëjtën moshë, por nuk e shoh Ilirin të veçuar nga grupi. Iliri vjen, është aty.
Donald: Asnjëherë nuk do të jem tendencioz. Kam bindjet e mia. Për mua, tani jam në fazën që pres dhe shikoj. Gjërat që i shikoj tendencioze, i flas me Ilirin, ia thashë atë që kisha por debate nuk nxjerr asnjëherë.
Top Channel