Fiks fare “firmos” për Berishën. Sa lehtë mund të firmoste kushdo formularin e firmave për thirrjen e Kuvendit të PD

16/11/2021 19:35

Fiks Fare do të denoncojë sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat ne 11 dhjetor 2021

Fiks fare do të tregojë se sa e lehtë është të firmosësh dhe të plotësosh formularin pa qenë delegat, anëtari Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike
Gazetarja e Fiks fare plotësoi dhe firmosi pikërisht këtë formular që anëtarët e stafit të Berishës ua jepnin pjesëmarrësve, formular sipas të cilit çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Top Channel