Burri i bllokon fqinjit dritën e diellit me gardhin 6m të lartë, ‘prej mërzitjes’ (fotot)

16/11/2021 17:34

Një burrë në Sydney të Australisë i vinte fajin izolimeve të gjata të koronavirusit për trazirat në kokën e tij që e fiksuan për të ngritur një “mur privatësie” 6 metra të lartë në kopshtin e shtëpisë.

Fqinjët e kanë pagëzuar ndarësen ‘Muri i Madh i Chester Hill’, siç quhet zona e qytetit, ku i zoti i shtëpisë Ali ndjente se nuk kishte privatësi të mjaftueshme.

Muri i kritikuar gjerësisht nga komuniteti, është tre herë më i lartë se një gardh normal shtëpie  dhe ka ndezur debatin se po u bllokon fqinjëve dritën e diellit.

Por Ali duket i vendosur në mbrojtje të vendimit të tij dhe ka ofenduar fqinjët që i kanë hapur telashe me këshillin bashkiak, pas ndërtimit të ‘monstruozitetit’ të tij pa lejen përkatëse.

Ali tha për rrjetin vendas A Current Affair: “Epo kur rri në shtëpinë tënde dhe nuk mund të bësh asgjë pasi fqinjët të ndjekin me sy, atëherë thashë me vete të ndërtoj këtë mur gjigant. Ishte si një shpërthim truri nga Covid-i”, tha ai, duke vënë në lojë dhe pandeminë që konsiderohet nga mediat kryesore si ‘shumë e rrezikshme’.

Ali gjithashtu ka dekoruar anën e tij të murit me drita shumëngjyrëshe LED dhe tashmë i kënaqur thotë se kopshti i tij është si ‘të ulesh në një galeri arti.’

Një nga fqinjet e tij të pakënaqur tha për Daily Mail Australia: “Ky mur na bllokon diellin. Unë jam shumë e stresuar, dua të shikoj lulet e mia, por te to nuk bie më dielli.”

Dëshmitarët thonë se muri i frikshëm u ngrit brenda vetëm disa ditëve.

Por zyrtarët e bashkisë thanë se po ndërmarrin “veprim të forcuar” kundër shkeljes nëse i zoti nuk bashkëpunon.

FOTO GALERI
3/5
“Epo kur rri në shtëpinë tënde dhe nuk mund të bësh asgjë pasi fqinjët të ndjekin me sy, atëherë thashë me vete të ndërtoj këtë mur gjigant”, tha Ali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA