Turistet gjermane humbin rrugën duke eksploruar territorin Valbonë-Theth, gjenden para pak minutash

15/11/2021 22:53

Policia e Tropojës i ka ardhur në ndihmë dy turisteve gjermane, të cilat kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Në njoftimin për media bëhet e ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, se dy zonja të moshës 70 dhe 43 vjeçe kanë humbur rrugën, kanë nisur kërkimet.

Sakaq pas disa orësh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 15.11.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turiste nga Gjermania, nënë e bijë, të moshës 70   dhe 43 vjeçe, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit. 

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe pas disa orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e tyre, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, në gjendje të mirë shëndetësore”, njofton policia.

Turistet gjermane kanë falënderuar punonjësit e Policisë që i erdhën në ndihmë.

Top Channel