Të mërkurën nis Panairi i Librit/ Mund të përdorni edhe aplikacionin Panair Shoping

15/11/2021 19:57

Të mërkurën fillon panairi  i 24-t i librit. Këtë vit panairi  rikthehet në formën e tij tradicionale pas një viti ndryshe të diktuar nga pandemia. 

Petrit Ymeri: Ky është një lajm i mirë. Edhe Tirana ka nevojë për këtë gjalleri që I jep panairi I librit. Një sallë ovale që kemi aty është e mbushur me aktivitete nga dita e parë në ditën e fundit. Ka shumë aktivitete që bëhen nëpër stenda. Kemi një tryezë diskutimi për problemet e përkthimit. Ditë e shtunë si zakonisht do të japim cmimet e panairit të librit. Ka disa javë që juria po punon për të zgjedhur cmimet që do të jepen.

95 botues do të zenë vend në stendat e librit pranë Pallatit të Kongreseve.

Petrit Ymeri: Janë rreth 95 botues. Kemi botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Gjithashtu librat e panairit mund t’i gjeni edhe ne aplikacionin Panair Shopping , Libri është kryefjala e këtij aplikacioni, në të cilin materializohet ideja e një “Panairi Online”.

Qëllimi kryesor është që lexuesi të gjendet më pranë librit duke e porositur kudo që ndodhet. Nëpëmrmjet kësaj platforme panairi i librit gjatë vitit të shkuar u zhvillua në mënyrë dixhitale.

Petrit Ymeri: Sikurse e dini vitin e shkuar për arsye të njohura të pandemisë u bë në format dixhital. Ishte një aktivitet shumë interesant, i sukseshëm dhe një provë e vërtetë e asaj që ne jemi në gjendje të bëjmë.

Panair Shopping mund ta perdorni edhe pas perfundimit te panairit te 24 te librit.

 

Top Channel