FOTO/ Veliaj e rigjen pas disa vitesh mikun e tij të hershëm, shikoni sa është rritur dhe çfarë bën sot Elidoni

15/11/2021 19:36

Në vitin 2013, Elidoni ishte një djalë i vogël, që jetonte në rrugë, përballë Pallatit me Shigjeta në Tiranë, pasi bashkia e drejtuar nga Lulzim Basha ua kishte prishur banesën.

Teksa luante në rrugë, ku kalonin makinat, ai theu edhe këmbën. Por, në atë kohë njohu edhe një shok të veçantë, Ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili sapo ishte emëruar në detyrë dhe mori përsipër strehimin e familjeve rome që ishin nxjerrë në rrugë nga bashkia. Asokohe, Veliaj e shoqëroi Elidonin edhe në spital për të vizituar këmbën.

Dy miqtë e vjetër u ritakuan sot pas 8 vitesh, kur Veliaj, inauguroi Qendrën e re Komunitare në Shkozë, të ngritur nga Bashkia e Tiranës. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën, ndërsa në qendrën sociale të hapur nga bashkia, ndjek kurset e ndryshme që ofrohen aty për të gjithë fëmijët që vijnë nga familje në nevojë.
As Elidoni nuk e ka harruar mikun e tij të vjetër. Madje, ai ka ndjekur edhe më parë kampet verore që organizon herë pas here Bashkia e Tiranës për fëmijët që vijnë nga familje me vështirësi financiare.

Top Channel